MJESHTËR I KUNG FU’SË (SHI FU) ALBERT KOLA
Mjeshtri Albert Kola ka filluar të praktikojë Kung Fu-në në vitin 1995 në Akademinë Shaolin Kung Fu-Red Dragon në Athinë të Greqisë nën drejtimin e mjeshtrit Shi Fu Nikos Papathanasis.
Në vitin 2005, ai u nderua me titullin Shi Fu (Mjeshtër).
Nga viti 2005 deri në 2011, ai ka stërvitur si mjeshtër në Greqi studentë nga të gjitha moshat, duke i testuar në periudha të caktuara të vitit dhe dekoruar ata me rripa që përfaqësojnë arritjet dhe njohuritë e tyre.
Në vitin 2012, ai u kthye në vendin e tij, në Shqipëri, për të sjellë një frymë të re sportive të arteve marciale, me fokus sidomos të rinjtë në zhvillimin e aftësive të tyre.
Në vitin 2014, ai themelon në Tiranë shoqatën e parë të arteve marciale kineze “Shaolin Kung Fu-Albanian Academy”.
Në 20 Nëntor 2023, Shaolin Kung Fu Albanian Academy u anëtarësua në shoqaten Evropiane të Shaolinit dhe çertefikua nga Abboti i Monastirit Shaolin në Songshan në Kinë, i cili është edhe presidenti i shoqatës Evropiane të Shaolinit, Z. Shi Yong Xin.
Shaolin Kung Fu është i vetmi art marcial që mund të aplikohet nga çdo grupmoshë, duke filluar nga fëmijët 3 vjeç e sipër tek të rriturit dhe moshën e tretë.
Në varësi të stinës, stërvitja zhvillohet brenda akademisë ose jashtë në natyrë. Përveç kësaj, akademia organizon disa herë gjatë vitit trajnim intensiv edhe seminare një ose dy ditor në fundjavë në mal ose në bregdetë.