TI VLEN! TI MUNDESH!


 

Manastiri Shaolin është djepi dhe qendra e Budizmit Zen, shtëpia e Shaolin Kung Fu. Shaolin Kung Fu është perla e mençurisë kineze, e cila është përcjellë nëpër breza të shumtë nga artistët më të mirë luftarak të Kinës. Edhe sot e kësaj dite, Shaolin Kung Fu është arti marcial më i përhapur dhe më i famshëm në Kinë.

Shaolin Kung Fu është  shprehje e një qëllimi më të thellë shpirtëror dhe së dyti ndjekja e këtij qëllimi drejt fuqisë së madhe. Dëshira për forcë dhe mençuri të jashtëzakonshme është në thelb të Shaolin Kung Fu. Shaolin Kung Fu ka përmbajtje të gjerë dhe forma të shumta. Ai përfshin gjithashtu Qi Gong dhe Tai Chi, si pjesë e brendshme e Shaolin Kung Fu. Ato janë mënyra me lëvizje të ngadalta për të rritur fleksibilitetin dhe njëkohësisht për të shtuar force, si një meditim në lëvizje.

Shaolin Kung Fu nxit përqendrimin, disiplinën, shpejtësinë dhe shkathtësinë. Kontribuon në një karakter të qëndrueshëm përmes filozofisë së tij.
Stërvitja Shaolin Kung Fu përfshin lëvizje dhe teknika të tilla si grushta, pëllemba, gishta, nyje dhe shkelma, gjithashtu lëvizje artistike dhe lëvizje e kafshëve si dhe teknika përqendrimi dhe meditimi.

Përdorimi i një shumëllojshmërie të gjerë armësh tradicionale, si shpatat, shkopinjtë, heshtat, është gjithashtu pjesë e trajnimit të Kung Fu-së për studentët e përparuar.
Për të përballuar këto fuqi dhe aftësi të një Shaolini, nevojitet një karakter i vendosur dhe përmbajtje në parime morale të tilla si:
• Durimi dhe modestia,
• Guximi dhe disiplina,
• Respekti dhe besnikëria,
• Drejtësia dhe ndershmëria,
• Aftësia për paqe dhe kujdesi për të tjerët.